“Çfarë dreqin bëre?”/ Burri vret ish-gruan dhe të dashurin e saj natën e Vitit të Ri (Foto)

Një nënë e tre fëmijëve u qëllua për vdekje së bashku me partnerin e saj, nga ish-bashkëshorti.

Mediat britanike shkruajnë se ajo kishte disa muaj që ishte ndarë nga bashkëshorti 39-vjeçar dhe se kishte nisur një romancë të re.

Ata u qëlluan për vdekje në banesën e saj në Derbyshire, teksa po festonin ndërrimin e viteve me partnerin. Fqinjët kanë pohuar se rreth orës 3 të mesnatës kanë dëgjuar ulërime dhe dikë të thoshte: I vrave, çfarë dreqin ke bërë kështu?!.

Helen Almey, 39 vjeçe, ishte kërcënuar edhe mbrëmjen e Krishtlindjes por nuk i kishte kushtuar rëndësi. Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj është arrestuar si autori i kësaj ngjarjeje.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey