Çfarë e lidh Ardi Veliun, si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit me tragjedinë detare të 9 Janarit

Ardi Veliu sot drejton Policinë Shqiptare, por në mendjen e tij vështirë se mund të harrohet një prej ngjarjeve më të rënda të 16 viteve më parë. Bëhet fjalë për tragjedinë e 9 janarit të vitit 2004 në Vlorë, kur një gomone me 35 persona në bord u mbyt në det dhe për pasojë 28 persona humbën jetën.

Por, tragjedia edhe mund të shmangej, nëse Policia do kishte vepruar menjëherë. Sepse, personat në rrezik për jetën mundën të japin alarmin “SOS” në Top Channel, duke dashur të sensibilizojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë.

Por, policia e Vlorës, ku shef rendi në atë kohë ishte Ardi Veliu, sot kreu i policisë shqiptare nuk veproi menjëherë për shkak se në jo pak raste trafikantët kishin bërë lëmsh organet e rendit me informacione të rreme. E gjithë kjo për të shkëputur vëmendjen e strukturave ligjzbatuese dhe trafikantët të vepronin lirisht në korridoret e drogës.

Por, Policia është hedhur në veprim pas më shumë se dy orësh nga pikënisja e tragjedisë. E madje, nëse u referohemi materialeve të prokurorisë, e cila ka hetuar deri në vitin 2011, por më pas e mbylli dosjen “pa fajësi”, thuhet se Policia ka nisur gjurmimet mbi bazë e informacionit në orën 20.30, thuajse dy orë pas alarmit të dhënë.

Gjithsesi, Ardi Veliu me urdhër të ish-drejtorit të Policisë Kriminale Sokol Bizhga ka nisur trupat policore në Gjirin e Palasës, kur më pas ngjarja merr një tjetër rrjedhë.

Në dëshminë e tij Sokol Bizhga ish-drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit tregon se sapo ka mbërritur në zyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë është njohur me situatën e rëndë dhe se deri në ato momente ngjarja ishte e paqartë. “Një variant ishte se tre trafikantë kishin ngarkuar drogë në gomone dhe kishin mbetur në det të hapur, ndërsa një tjetër version ishte se persona trafikantë bënin lojë me policinë dhe shumë pak kishin vlerësuar informacionin e dhënë në televizor, duke e neglizhuar disi ngjarjen.

Gjithsesi për hetimet e tragjedisë nga Prokuroria e Vlorës u morën në pyetje edhe ish-ministri Pandeli Majko, ish-ministri i Brendshëm Luan Rama dhe ish-zëvendëskryeministri Namik Dokle.

Në dëshmitë e tyre dëshmitarët VIP, kanë paraqitur përpara prokurorëve një sërë veprimesh, masash dhe reagimesh institucionale dhe një mobilizim në kohë të strukturave të larta, për të përballur situatën, duke u bazuar në veprimet e tyre në veprimet, mbledhjet,analizat, kontaktet, takimet, urdhrat, udhëzimet dhe komunikimet për situatën.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey