Çfarë është Intoleranca ushqimore dhe si mund ta kuptoj ndaj çfarë ushqimi duhet të ‘mbrohem’?

Intoleranca ushqimore është një reagim kronik i organizmit ndaj ushqimeve që konsumohen më shpesh (të tilla si gruri, qumështi, domatja, vaji, mishi, kafeja, etj)

Intoleranca ushqimore dhe alergjia ndaj ushqimeve janë e njëjta gjë?
Jo,intoleranca ushqimore dhe alergjia ndaj ushqimeve janë dy gjëra të ndryshme. Tek e para, simptomat nuk shfaqen menjëherë
pas marrjes së ushqimit, si në rastin e alergjive. Ato mund të shfaqen pas 2-3 ditëve ose më shumë, pas konsumimit të një ushqimi të caktuar. Nga ushqimet që përdoren shpesh, mund të shfaqet reagimi i vazhdueshëm i organizmit ndaj tyre. Reagimet mund të paraqiten në formë të “maskuar”, kjo do të thotë që një person që konsumon në ditë një ushqim që nuk mund të tolerojë, kurrë nuk mund të dyshojë që ushqimi eshte shkaku i problemeve te tij.

Si mund ta kuptoj ndaj çfarë ushqimi kam intolerancë?
Përmes testit për intolerance ushqimore. Quhet Test citotoksik dhe është metoda më e besueshme diagnostikuese e intolerances ushqimore. Me këtë test ne mund të kontrollojmë të gjitha ushqimet themelore të dietës sonë të përditshme si : drithëra, mish, peshk , produktet e qumështit, vezët, vajra, fruta, perime, ushqime pikante, pije, etj.Testi citotoksik është një prove laboratorike qe kryhet nga laboratorë të specializuar posaçërisht për intolerancat ushqimore. Teknika është e bazuar në monitorimin e veprimit midis qelizave të bardha të gjakut (limfociteve T-hellper) dhe alergenëve ushqimorë. Testi kryhet me gjak dhe rezultati është specific për çdo pacient.

Nga Living

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey