“Çfarë fëmije je ti kështu”, Beatrix nervozohet keq me Donaldin

Beatrix nervozohet me Donaldin, ai e quan fëmijë.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë dy banorët më të komentuar të shtëpisë Big Brother Vip.

Ata janë të lidhur bashkë, megjithatë ditëve të fundit debatet mes tyre janë shtuar.

Debati i tyre i sotëm ndodhi për çështjen e përzgjedhjes së këngëve, ku një shaka e Donaldit se ajo dëshiron këngë labe, e nervozoi Beatrixën.

Donaldi, pasi pa reagimin e saj, tha se kjo është një sjellje fëmijësh.

“Çfarë fëmije je ti kështu”, u shpreh ai.

Më pas, Beatrix u largua nga aty ku po qëndronin dhe Donaldi u tha banorëve të tjerë se po e shqetësonin këto situata.

“Kam edhe unë nervat e mia”, tha ndër të tjera Donaldi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey