Çfarë i tha para se të jepte shpirt, Big Mama rrëfen e përlotur momentet e fundit me babain

Big Mama ishte dje e ftuar në një intervistë ndryshe për “Ky emër nuk ka nevojë prezantim”, ku si rrallë herë ka folur për babain e saj. Këngëtarja 35 vjeçare tregoi se ai ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj dhe e përlotur ka kujtuar fjalët e tij të fundit para se të jepte shpirt. Ajo gjithashtu tha se do t’i dedikojë babait një këngë duet me Sabri Fejzullahun.

Big Mama theksoi se nëse nuk do të ishte ai, ajo nuk do të kishte patur sukses.

”Ka qenë mbështetja ime më e fortë dhe pse më ka thënë jo jo por ka dashur të jetë perfekte. Por të mos ishte babai nuk do të kisha sukses. Momenti i fundit më ka thënë që krenohet, ka qenë momenti para se të jepte shpirt. Nisi të qante, sikur e parandjente se do të ndërronte jetë. Më tha që krenohet me mua për çdo gjë që kam arritur.”, tha Big Mama.

Këngëtarja e humbi babain në 9 nëntor të vitit 2019.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey