Çfarë po ndodh? Jasmina bën një postim për ditëlindjen e Andit dhe e fshin menjëherë

Pas përballjes festuan bashkë ditëlindjen? Jasmina bën një postim për ditëlindjen e Andit dhe e fshin menjëherë.

Andi Artani sot feston ditëlindjen e tij të 25-të.

Ish-konkurrenti i njohur mori urime dhe dedikime të shumta nga miq të tij dhe si duket nuk mungoi një edhe nga Jasmina.

Pas orës 00:00 ajo publikoi një fotografi ku shihej një copë torte me shkronjën ‘’A’’ dhe menjëherë na dha të kuptojmë se ishte për Andin.

Postimi qëndroi shumë pak minuta pasi si duket Jasmina u bë pishman dhe e fshiu por jo aq shpejt sa mos ta kapim.

Dyshime të shumta u hodhën në rrjet se dyshja kanë festuar bashkë ditëlindjen ose Jasmina festonte për të.

Dyshja patën një përballje ditë më parë pas 4 muajsh që kishin ndërprerë çdo kontakt.

Megjithëse nuk dhanë ndonjë shpresë për ribashkim prap një rrugë hapur e lanë për të parë se çfarë do të ndodh me raportin e tyre.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey