Çfarë po ndodh mes tyre, Lorendana dhe Mozzik përlahen edhe në rrjetet sociale

Mozzik dhe Loredana padyshim janë nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar.

Dyshja simpatike pas lindjes së vajzës së tyre Hanës, qëndruan të ndarë për një kohë dhe megjithëse në media deklaruan se nuk ka kthim prapa megjithatë ribashkimi ndodhi dhe kjo gëzoi shumë fansat e shumtë të tyre.

E teksa gjërat po shkonin për mrekulli si në jetën private ashtu edhe në atë profesionale ku sollën shumë hite, çifti na befasuan sërish.

Në rrjet po qarkullon lajmi se artistët po kalojnë një krizë ose janë ndarë sërish.

Dyshimet u ngritën përmes një kontrolli të thjeshtë në rrjete sociale ku shihet se çifti nuk ndjekin njëri-tjetrin.

Dyshimet për ndarje i shtoi edhe më shumë reperi me një varg thumbash që u morën direkt për gruan e tij.

“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”- thuhet në postimet në fjalë.

Por më pas, ai reagoi dhe tha se postimet e tij nuk lidhen me gjendjen e tij aktuale apo me gjëra konkrete në jetën e reperit. Ai shkroi se thjesht i pëlqejnë dhe i publikon sepse do t’i vijë në ndihmë dikujt që ka nevojë për motivim.

Nga ana tjetër Loredana i është kundërpërgjigjur Mozzik me një pjesë të shkëputur nga kënga “Let you down” të reperit NF. Nuk e dimë nëse pjesa e shkëputur përshkruan marrëdhënien e tyre, por gjërat nuk duken aspak mirë.

“Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”, thuhet në këngën që Loredana ka vendosur të publikojë në Instagram.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey