Çfarë po ndodh në familjen mbretërore? Mbretëresha thërret me urgjencë nipin e saj

“Pse më do fort, se je…”/ Deputetja e opozitës humb nënën e saj

“Pse më do fort, se je…”/ Deputetja e opozitës humb nënën e saj

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth ka thirrur nipin e saj princin Harry për të diskutuar rreth planeve për të ardhmen e tij dhe të bashkëshortes Meghan Markle, pas njoftimit nga çifti se kanë vendosur të tërhiqen nga detyrimet mbretërore.

Princi Charles, babai i Harry si dhe vëllai i tij William, do të marrin pjesë në mbledhjen e së hënës me mbretëreshën.

Meghan, ish-aktore në televizionin amerikan, pritet të bashkohet në mbledhje përmes telefonit, pasi ajo ndodhet në Kanada së bashku me djalin e saj.

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë befasuar familjen mbretërore dhe opinionin me deklaratën për zhvillimin e një jete të re, që do t’ju mundësonte të qëndronin edhe në Amerikën jugore, si dhe kanë shtuar se kanë vendosur të punojnë që të bëhen financiarisht të pavarur.

Harry dhe Meghan nuk ishin konsultuar paraprakisht me mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të familjes.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey