Çfarë po ndodhë? Policia shkon në shtëpinë e Big Brother VIP.

Policia shkon në shtëpinë e Big Brother VIP.

Sot dukej të ishte një ditë mjaft e ndezur sa i përket debateve në shtëpi.

Banorët janë pozicionuar dhe nëpër cepat e shtëpisë po flasin për njëri tjetrin.

Arjola, nga hera e shkuar duket të ketë ndryshuar shumë duke u kthyer pothuaj kundër të gjithë atyre që nuk i ka në krah si Ilirin, Moniken, Big Mamen dhe Meridianin.

Pjesa tjetër me Donaldin, Einxhelin, Pm-Dugz me pjesën e mbetur janë grupi tjetër.

Por debateve, “kapakun” ja vunë sirenat e policisë ku mesa duket kanë mbërritur në shtëpinë e Big Brother Vip sepse mendohet që disa qytetarë kanë hedhur nga jashtë sende të forta brenda nëpër shtëpi duke dyshuar edhe për fishekzjarre.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey