Çfarë shkruhet në biografinë e Hristian Mickoskit, kryetarit të vjetër të ri të VMRO-DPMNE-së

Hristian Mickoski mbrëmë u rizgjodh kryetar i VMRO-DPMNE-së si kandidat i vetëm në Kongresin e kësaj partie. Ai në vitin 2017 erdhi në krye të kësaj partie, duke e zëvendësuar Nikolla Gruevskin.

Mickoski gjatë rrugëtimit të tij më tepër ka qenë i angazhuar në botën akademike si asistent dhe më pas profesor universitar, ndërsa gjatë qeverisjes së fundit të VMRO-DPMNE-së, ai ishte në disa detyra të larta, por duke qenë edhe një bashkëpunëtor dhe këshilltar i Gruevskit, përcjell INA.

Në kongresin nën moton “Gjenerata e re për një të ardhme të re”, Mickoski dhe VMRO-DPMNE shpalli doktrinën e re dhe rifreskimin e stafit.

Por, kush është Mickoski?

Mickoski ka lindur më 29 shtator 1977 në Shkup, ku ka mbarur shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2001 ka përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup. Dy vite më pas arriti edhe titullin e magjistrit, ndërsa pak vite më vonë do të fitoj titullin doktor i shkencave teknike, duke u angazhuar si profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup.
Në periudhën nga viti 2001 deri në vitin 2002 ka punuar si projektues kryesor, përgjegjës dhe kontraktor i instalimeve teroteknike në Fonko Klima, Shkup.

Nga viti 2002 deri në vitin 2004 ka punuar si asistent i ri në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Nga viti 2004 deri në vitin 2009 ka punuar si asistent në të njëjtin fakultet. Në periudhën 2009-2014 ka punuar si profesor asistent. Në vitin 2014 është zgjedhur profesor i asociuar në të njëjtin fakultet.

Karriera politike

Në vitin 2016 u zgjodh kryetar i Bordit Drejtues dhe Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë elektroenergjetike ELEM. Ai qëndroi në atë detyrë deri në gusht 2017, kur u shkarkua. Në periudhën 2015-2017, ishte këshilltar për energji i kryeministrave Nikolla Gruevski dhe Emil Dimitriev. Në qershor të vitit 2017, pas zgjedhjes së qeverisë së re të LSDM-së, Mickoski u tërhoq nga posti i këshilltarit për energji, dhe në të njëjtën periudhë ai dha dorëheqjen edhe nga komisionet e tjera, në të cilat kryente falas funksionet e tij.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey