Challandes ka këtë porosi për lojtarët e rinj

Milan i bie pishman,refuzon ta shesë yllin e madh

Bernard Challandes me porosi për lojtarët e rinj

Trajneri i Kosovës është deklaruar për herë të fundit para miqësores me Suedinë.

Kosova të dielën me fillim nga ora 15:45, zhvillon miqësore me Suedinë, në Doha të Katarit.

Challandes ka thënë se kjo miqësore është një mundësi e mirë sidomos për lojtarët që luajnë në kampionatin e Kosovës, për të treguar cilësitë e tyre.

Deklarata e trajnerit Challandes:

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë lojtarët për të treguar çfarë mund të japin dhe po ashtu edhe për ne një mundësi e mirë për të parë lojtarët, sidomos ata që luajnë në Kosovë, por edhe ata që janë jashtë që nuk kanë qenë deri tash pjesë e Kombëtares.

Mendoj se ky kamp me kushte shumë të mira është një ide e mirë. Po ashtu, synimi është që t’i shohim disa lojtarë të rinj, jo për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, por për të ardhmen. Ne kemi 11 lojtarë shumë të ri, nën moshën 21-vjeç dhe jam i lumtur që këtu kemi lojtarë shumë të ri.

Nuk është e lehtë as për ne që t’i shikojmë cilësitë individuale të futbollistëve në kampionatin vendor, pasi shpesh fusha nuk është e mirë. Këtu është ndryshe, sepse kemi stërvitur çdo ditë së bashku dhe kushtet kanë qenë shumë të mira. Shpresoj që të befasojmë edhe me lojë të mirë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey