Champions League, humbasin Milan e Inter

Në ndeshjet e sotme të Champions League, Liverpool fitoi 3-2 me Milan në një ndeshje me shumë spektakël për tifozët anglezë. Skuadra e Klopp kaloi në avantazh me autogolin e Tomori.

Më pas Salah humbi një penallti dhe pjesa e parë përfundoi 2-1 për Milan. Autorët e golave kuqezi ishin Rebiç dhe Brahim Diaz. Me fillimin e pjesës së dytë Salah barazoi, ndërsa golin e tretë për Liverpool e shënoi Henderson.

Inter mundi ta përballonte Real Madridin për 90 minuta, deri kur Rondrygo shënoi golin e fitores për spanjollët. Spektakolare ishte ndeshja Manchester City – Leipzig ku u shënuan 9 gola. Anglezët fituan 6-3.

Ajax i Amsterdam fitoi 5 – 1 me Sporting Lisbona. 4 gola për holandezët u shënuan nga Haller.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey