Chelsea dhe United shkatërrojnë rivalët, garë e fortë për vendin e katërt

Chelsea dhe Manchester United kanë shkëlqyer në javën e 22 të Premier League duke shkatërruar rivalët e tyre në ndeshjen e radhës.

“Blutë” e Londrës fituan 3-0 përballë ekipit të Burnley, ndërsa “Djajt e Kuq”, lanë pas humbjen e kaluar dhe shkatërruan 4-0 Norwich-in e vendit të fundit.

Chelsea dhe Manchester United kanë nisur një garë të fortë mes tyre për vendin e katërt në renditje, i cili do t’iu siguronte kualifikimin direkt në Ligën e Kampioneve për vitin e ardhshëm.

Në ndeshjet e tjera të Premier League, Arsenali barazoi 1-1 në transfertë përballë Crystal Palace, Everton fitoi 1-0 ndaj Brighton, Leicester, i vendit të dytë u mund në shtëpi 1-2 nga Southampton, ndërsa Wolves-Newcastle u mbyll në barazim 1-1.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey