Chiellini: Ëndërrojmë prej tre vitesh këtë moment, Mancini madhështor – Anglia shumë cilësore

Giorgio Chiellini e pranon se ai mendonte se Roberto Mancini ishte ‘i çmendur’ kur foli për fitimin e Euro 2020 nga Italia, ndërsa shtoi se pret një finale të shkëlqyeshme ndaj një skuadre të fortë si Anglia.Finalja e madhe mes Anglisë dhe Italisë pritet të zhvillohet të dielën në Wembley nga ora 21:00 dhe dy kombëtaret janë gati. Italia vjen nga një seri e jashtëzakonshme prej 32 ndeshjeve pa humbje dhe kjo është një arritje e madhe për një skuadër që nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2018, para se Mancini ta merrte detyrën.

“Është një ëndërr që ne e kultivuam për tre vjet dhe trajneri na e shpoi në kokë derisa u bë realitet”, ka thënë fillimisht Chiellini për RAI Sport.“Kur ai na tha në fillim të mendonim për të fituar Euro 2020, ne menduam se ai ishte i çmendur, dhe megjithatë ne jemi pikërisht atje në prag dhe vetëm një centimetër larg trofeut”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey