Çifti presidencial/ Ja disa fakte që nuk i dini për bashkëshortët që janë të lidhur me Kosovën

Hillary dhe Bill Clinton janë padyshim një nga çiftet më të njohura në sytë e publikut. Të dy kanë qenë së bashku për gati 50 vjet dhe kanë qenë të përfshirë në sferën politike për një kohë të gjatë, si në nivel shtetëror, ashtu edhe në nivel lokal.

Ish-presidenti amerikan dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara u takuan në vitin 1971, ndërsa studionin së bashku në Shkollën Juridike të Yale-s. Takimi i parë i tyre ndodhi në bibliotekë.

Në Konventën Kombëtare Demokratike 2016, ish presidenti Clinton ndau historinë rreth takimit të parë me gruan e tij Hillary në Bibliotekën e Universitetit Yale duke thënë: “Ajo ishte plot forcë dhe vetëbesim, gjë ishte shumë magnetike”.

Një vit më vonë, ata punuan së bashku në fushatën presidenciale të George McGovern.

Në vitin 1973, Bill i propozoi për herë të parë Hillaryt në Ennerdale, Angli. U deshën disa përpjekje përpara se Hillary dhe Bill të lidheshin zyrtarisht. Sipas ABC, Bill i propozoi për për herë të parë Hillaryt në vitin 1973 në Ennerdale, Angli, por ajo fillimisht e refuzoi, sepse “kishte nevojë për kohë”. Menjëherë pas gjetjes së një shtëpie në Arkansas, Hillary pranoi propozimin e Bill, transmeton Reporteri.net

Në vitin 1975, ata u martuan në një ceremoni të vogël me vetëm 15 mysafirë. Në vitin 1976 Bill u zgjodh në postin e tij të parë qeveritar në Arkansas. Suksesi i parë i Bill në politikë ishte me zgjedhjen e tij në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Arkansasit në vitin 1976. Emërimi dhe zgjedhja e tij erdhi pas një dështimi që ai pësoi për t’u zgjedhë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1974, shkruan CNN. Ai humbi në garë me republikanin, John Paul Hammerschmid. Më 1978 ai u bë guvernatori i dytë më i ri i Arkansasit.

Pas një periudhe dyvjeçare si Prokuror i Përgjithshëm, Clinton u zgjodh guvernator i Arkansasit në vitin 1978 në moshën 32-vjeçare. Në atë kohë, ai ishte guvernatori më i ri në vend dhe guvernatori i dytë më i ri në historinë e Arkansasit. Më 1980 çifti u bënë me fëmijën e tyre të parë dhe të vetëm, Chelsea Clinton, transmeton Reporteri.net

Në vitin 1992, Bill u zgjodh President i 42-të i Shteteve të Bashkuara dhe Hillary u bë zonja e parë. Atë vit Bill u zgjodh president duke mundur republikanin George H.Ë. Bush. Ai u emërua president më 20 janar 1993. Në këtë post për një mandat të dytë u zgjodh në vitin 1996.

Në vitin 1998 shpërthyen lajmet për aferën e Bill Clinton me një nga punonjëset e Shtëpisë së Bardhë, Monica Leëinsky. Më 17 gusht 1998, Bill Clinton pranoi se kishte pasur një aferë me Monica Leëinsky, atëherë 22 vjeçare.

Më 2009 Hillary u kthye në Shtëpinë e Bardhë si Sekretare e Shtetit për Presidentin e atëhershëm Barak Obama. Pas fitores historike të Barak Obamës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, Hillary Clinton u kthye në Shtëpinë e Bardhë pothuajse një dekadë pasi ajo e la atë, por këtë herë në një rol të ri. Obama caktoi Clinton si Sekretaren e Shtetit pas përpjekjes së saj të pasuksesshme për nominim si presidente nga ana e demokratëve.

Në vitin 2016 Hillari humbi zgjedhjet presidenciale, duke u mposhtur nga presidenti aktual Donald Trump. Çifti aktualisht bëjnë një jetë të qetë me prezencë të vogël në media.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey