Cilat vende nuk u solidarizuan me Shqipërinë?!

Sharing is caring!

Autori: Prof.Kristo Muzaka

Rusia, Hollanda dhe shumë vende të tjera deri më tani nuk e kanë shprehur me vepra solidaritetin e tyre, por nëse Hollanda është një shtet i vogël nuk mund të thuhet të njëjtë gjë për të madhen Rusi, për një shtet plot begati e ku ekonomia lulëzon si në asnjë vend tjetër.

Shtabet e emergjencës kanë shënuar çdo donator qytetar apo shtet, por në këtë listë mungon Rusia dhe shumë shtete të tjera. Shuma e dhuruar nga Rusia për tragjedinë natyrore shqiptare i kalon limitet e imagjinatës: “0” lek, “0” ushqime, 0 ndihmë ekspertizë në grupe të kërkim shpëtimit, “0”, dhe asnjë deklaratë zyrtare as nga Zyrtarët e Kremlinit.

Rusia jep miliona për kurset e gjuhës ruse në Tiranë, por nuk dhuron as 1 (një) qindarkë për viktimat e termetit që gjunjëzoi popullsinë shqiptare.

Pse Rusia nuk u solidarizua me shqiptarët e rrënuar nga një fatkeqësi e madhe natyrore?

Në ëeb page e ambasadës ruse në Tiranë shfaqet një numër Emergjence: +3554225-60-40 (shumë njerëz kanë telefonuar por pa asnjë përgjigje) dhe vetëm një njoftim mbi hidhërimin e madh që Ambasadori rus ndien për humbjet shqiptare.

Shpirti rus dhe humanizmi ndaj vuatjeve të një populli dikur mik me ta, sot u varrosën së bashku me trupat e ndierë të viktimave të termetit makaber.

Duket se Oligarket rus e të huaj nuk kanë fonde për raste emergjence por vetëm për Kaviar e vodka e shampanjë.

Solidariteti dhe mbështetja morale në këto ditë të vështirë flasin më shumë se çdo kurs gjuhe falas, cdo panair me ushqime e veshmbathje.

Tragjedia që trazoi shpirtrat e shqitarëve dhe rrënojë shumë familje, zbuloi dhe humanizmin e por edhe indiferentizmin e disa vendeve të tjera karshi vendin tonë.

A ka ngelur ndopak ndjenjë humanizmi tek ky brezi i sotëm rus e trashëguar nga Dostojevski, Tolstoi, Pushkini që rrezatonin begati e optimizëm për të gjithë?

Në zonat e prekura nga tërmeti jetojnë shumë shtetas rus dhe bashkëatdhetarë me prejardhje ruse, por prapë Rusia nuk dënjoi as të shtiret të japë kontributin e saj për këtë fatkeqësi.

Komuniteti ndërkombëtar dhe vendet fqinje e vende të largëta u reshtuan njëzëri në ndihmë të shtetit shqiptar dhe familjeve të prekura.

Akoma më e pabesueshme është indiferenca e shteteve si Rusia, që proklamohen si miq tradicionalë të Shqipërisë, me të cilët na lidh një kulturë e viteve 1960, na lidhin poezitë e Pushkinit, veprat e Dostojevskit.

Sharing is caring!

Loading...
shares