Cili është kufiri i moshës për mbarsje jashtëtrupore dhe kur rekomandohet përdorimi i qelizave vezore të dhuruara

Cili është kufiri i moshës për mbarsje jashtëtrupore dhe kur rekomandohet përdorimi i qelizave vezore të dhuruara.

Gratë nuk duhet të humbin shpresën derisa i kanë funksionale vezoret pa marrë parasysh moshën, transmeton KosovaToday.

Marrëse e qelizave riprodhuese të dhuruara mund të jetë secila femër me gjendjen e ruajtur reproduktive dhe të përgjithshme shëndetësore.

Praktika tregon që femrat në parim janë të afta për lindje edhe deri në moshën 50 vjeç. Natyrisht, sa më e moshuar femra, shanset janë më të vogla për ngjizje.

Krahas pushimit të punës së vezoreve, femrat marrin qeliza të dhuruara edhe pas disa procedurave të pasuksesshme të mbarsjes jashtëtrupore, gjë që është sinjal që cilësia e vezoreve nuk është e mirë, ndërkaq rasti i tretë kur femra ka predispozita për ndonjë sëmundje gjenetike.

Kushtet për mbarsje jashtëtrupore

– Partnerët, qoftë të jenë të martuar apo jo, të cilët, edhe krahas shërimit të aplikuar, nuk kanë arritur të kenë pasardhës.

– Partnerët të cilët nga bashkësia ekzistuese nuk kanë fëmijë. Partnerët në bashkësitë e mëparshme martesore/jashtëmartesore mund të kenë fëmijë. Femrat patjetër duhet të kenë funksionin e ruajtur të vezoreve.

– Femrat me indeksin normal të masës trupore, i cili është më i vogël se 30.

– Meshkujt me të gjitha format e zvogëlimit të fertilitetit, bashkë me ekzistimin e spermatozoideve të gjalla dhe morfologjikisht spermatozoidë të rregulltë në ejakulat. /KosovaToday/

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk September 27, 2019 2:39 pm ne Shendet. ne link https://lajme.mk/?p=153464
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit