Çitaku i referohet Krasniqit si shok i fëmijërisë në urimin për zgjedhjen si kryetar

Çitaku ia uron postin e kryetarit Krasniqit: Urime shoku im i fëmijërisë

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ia ka uruar kryetarit të PDK’së, Memli Krasniqit, postin e ri në këtë subjekt politik.

Çitaku, me anë të një postimi në ‘Facebook’, iu është referuar Krasniqit si “shok i fëmijërisë” dhe “bashkëudhëtar politik”.

“Urime Memli, shoku im i fëmijërisë, bashkëudhëtari im politik tash e 17 vite! Të priftë e mbara! Bashkë!”, thuhet në urimin e ish-ambasadores.

Krasniqi u zgjodh sot kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës në konventën e dhjetë të kësaj partie. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ndërkaq 7 nga ta ishin kundër dhe 1 abstenoi.

Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey