City bën një hap të madh drejt titullit

Me fitore të thellë, 5:1, Manchester City ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit në Angli.

City të mërkurën mposhti Wolverhamptonin në ndeshjen e mbetur të xhiros së 33-të të Premier Leagues së Anglisë.

Katër golat e parë i shënoi Kevin De Bruyne. Të parin e shënoi në minutën e 7-të, të dytin në minutën e 16-të, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 24-t. Në minutën e 60-të shënoi golin e katërt, ndërsa golin e fundit e realizoi Raheem Sterling në minutën e 84-t.

Për Wolvesin, shënoi Leander Dendoncker në minutën e 11-të.

Me këtë fitore, City është forcuar në vendin e parë me 89 pikë, tri më shumë se Liverpooli. Deri në fund kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey