​City dhe Liverpooli sot provojnë forcat në “Etihad”, formacionet e mundshme

Si rrallë herë më parë lufta për titull në Premier Ligë është bërë shumë e ashpër ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Pikërisht këto dy skuadra do të ballafaqohen sot me fillim nga ora 17:30 në stadiumin e Cityt “Etihad”.

Skuadra e Pep Guardiolas është e para në tabelë me 73 pikë, vetëm një më shumë se ajo e trajnerit Jurgen Klopp që ka 72 pikë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 31-të në kampionatin anglez, ndërsa këto janë formacionet e mundshme:

Manchestet City: (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Laporte, Cancelo; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Foden, Grealish

Liverpool: (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey