Çizmet e shtrenjta “PRADA” të Kadirovit hiç më pak se 1250 euro, shkaktuan zemërim në rrjetet sociale

Lideri i çeçenëve, Ramzan Kadyrov, ka shkaktuar zemërim dhe akuza në rrjetet sociale se është hipokrit, për shkak të çizmeve të shtrenjta ushtarake të koleksionit “Prada”, të cilat kushtojnë rreth 1.250 euro, shkruan Mondo.

Vajza e Kadyrov është një stiliste, kështu që lideri çeçen ka mundësinë të blejë pothuajse çdo veshje që dëshiron. Derisa Kadyrov mbante një fjalim, të gjithë po i’a shikonin këmbët.

Kadyrov është vënë shpesh në shënjestër për marrëdhëniet e tij me presidentin rus dhe quhet edhe “qeni i Putinit”. Marrëdhënia e tij me Putinin daton disa dekada, më saktësisht në kohën e luftës së dytë çeçene në fund të viteve 1990. Ndërsa sundimi i Boris Jelcinit u zbeh, individë në Kremlin donin të ngritnin Putinin, në atë kohë një ish-anëtar i KGB-së, si pasues të tij. Babai i Kadyrov ishte ai që ndihmoi në rritjen e imazhit të Putinit si një djalë “i rrezikshëm”.

Sa i përket veshjeve, mediat raportojnë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky së fundmi ka bërë një shëtitje me atlete Saucony Jazz gjatë një vizite në qytetin e rrënuar të Bucha, çmimi i zbritjes së të cilit është 50 dollarë.(INA)

Chechen dictator Kadyrov spoke to the Chechen security forces in Prada Monolith boots.

He is expected to deploy forces to Ukrainian cities.

Devil indeed wears Prada pic.twitter.com/Kt2eYLm4CF

— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 26, 2022

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey