Çka bëjnë sot akademikët shqiptarë për çështjen shqiptare…?!

Memedali Jusufi

Në kohën kur propaganda serbe trumbetonte me të madhe se shqiptarët nuk janë të aftë për komb dhe shtetndërtim, Fishta dhe Rilindasit e njohur mbanin qëndrime shumë dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe natyrshëm lind pyejtja se: Çka bëjnë akademikët shqiptarë sot për çështjen shqiptare dhe zgjidhjen e saj në Ballkan?!

Ne e dime forte mire se ne rajonin tone, jane thurun harta dhe projekte per ndarjen e teritoreve tona dhe sidomos eshte e fresket propozimi i ASHAM-it per ndarjen e Maqedonise ne mes te maqedoneve dhe shqiptareve pas konfliktit te 2001; sidomos propozimet e Vasa Çubrilloviqit dhe Naçertania e famshme, ku duhet te ndaheshin trojet shqiptare sipas apetiteve serbe.

A ka pasur ndonjehere ne historine me te re te shqiptareve te Ballkanit, ne nivel te akademive bashkpunim per strategji te perbashket, per ecurine e metejshme te kombit shqiptare ne shekullin qe po e jetojme ?

Intensifikimi i bashkëpunimit shkencor midis Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka pasur dhe duhet te kete edhe ne te ardhmen, por ne duam te dime me shume per trekendshin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut.

A do te duhet te mernim pergjigje per shume çështje me interes te kombit shqiptar ne Ballkan, duke perfshire edhe interesin e shqiptarëve te Malit të Zi dhe Kosovës Lindore ( Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), ne nje tryeze e perbashket te institucioneve tona Maqedoni-Kosovë dhe Shqipëri per nje marrëveshje të përbashkët?

Marrëveshja ne fjale duhet te përfshin aktivitetet në fushën kërkimore-shkencore e artistike si dhe veprimtari të ndryshme shkencore, simpoziume, me interes te te gjithe shqiptareve pa dallim krahine apo shteti qe jetojne.

Botimet dhe planet e perbashketa arsimore -shkencore dhe konkretizimi i tyre do te sinjifikonin edhe nje reforme e brendshme te ketyre institucioneve per pasqyrim te denje te vendeve tona por edhe ballafaqim me sfidat e reja qe nuk jane te pakta.

Bazuar në këtë marrëveshje të nënshkruar mes tre vendeve tona Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, do të realizoheshin veprimtari rreth çështjes së standardizimit të shqipes dhe të terminologjisë, botimi i hartës arkeologjike, fjalorë, konferenca të ndryshme shkencore, sesione, projekte, promovime, shkëmbime të botimeve e të tjera.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey