Çka i thanë Zaevit partnerët e vegjël, Trajanov nuk do të dëgjoj për “Lagjen e Trimave” dhe “Monstra”

Mbrëmë vonë ka përfunduar takimi i kryeministrit Zoran Zaev me partnerët e tij më të vegjël të koalicionit qeveritar.

“Maqedonia nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare për momentin dhe është mirë që shumica parlamentare po rritet me katër deputetë”, tha pas takimit kryetari i PRSD-së Tito Petkovski.

Sipas tij, në takim është diskutuar se çfarë duhet të bëjnë si koalicion për të parandaluar që vendi të nxitojë në zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov theksoi për Sitel se kryeministri Zoran Zaev ka mbledhur partnerët e koalicionit për të diskutuar për vendimet kadrore në Qeverinë e re dhe rrjedhën e bisedimeve me Alternativën.

Sipas tij, pika për një hetim ndërkombëtar për disa padi është e diskutueshme.

“Kjo nuk mund të jetë objekt i një marrëveshjeje. Alternativa kërkon një lloj amnistie dhe kjo nuk duhet të jetë kështu. “Lagje e Trimave” është akt ter rorist dhe “Monstra” është gjykuar dy herë, tha Trajanov./Faktor.mk

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey