Çka po ndodhë tek Alternativa, a flasin me njëri-tjetrin Gashi dhe Zejdi?!

A ka përçarje në partinë Alterantiva, a flasin kreu i kësaj partie Afrim Gashi me figurën tjetër kyçe të kësaj partie, deputetin Skender Rexhepi – Zejdi.

Një kronikë nga TV21 nxjerr detaje se çka po ndodhë në këtë subjekt politik, që braktisi koalicionin dhe frontin opozitar me Aleancën për Shqiptarët, duke iu bashkuar pushtetit të LSDM dhe BDI. Situata e ftohjes, përçarjes së heshtur vjen në një periudhë kur ky subjekt politik do të mbajë ose jo Kongresin partiak.

Sipas informacioneve të TV21 që nga dhjetori kur u caktuan emrat e udhëheqësve të resorëve që i takuan kësaj partie, më nuk është realizuar mbledhje nga asnjë organ partiak.

“Ndonëse nga kjo parti e mohojnë, kryetari Afrim Gashi dhe deputeti Skender Rexhepi – Zejdi, nuk komunikojnë mes vete. Dhe jo vetëm. I pakënaqur duket edhe sekretari Zeqirija Ibrahimi. Ky i fundit më nuk shpërndan statuse për aktivitete të partisë ose statuset e kryetarit Gashi edhe atë që nga 3 dhjetori. Ibrahimi ishte kundër dhe disa herë ka deklaruar se Alternativa nuk hy në qeveri me LSDM-në dhe BDI-në”, nënvizon TV21, e cila nuk ka marrë përgjigje apo ndonjë deklarim nga Zejdi dhe Ibrahimi, edhe përkundër insistimeve të këtij televizoni.

Kanë kaluar katër muaj nga hyrja në Qeveri e partisë së Afrim Gashit. Dy pikat e para të programit të Alternativës ishin hapja e negociatave me BE-në dhe kërkesa për hetim ndërkombëtar në proceset e dyshuara për ndikim politik, siç janë Monstra, Alfa, Lagjja e Trimave dhe Almiri i vogël, por asnjë nga këto premtime nuk janë as afër përmbushjes. Sa i përket rasteve gjyqësore për të cilat pretendohet se janë të montuara, Gashi në deklaratë për “100 ditë qeverisje” të pastrisë së tij u shfajësua me situatën në Ukrainë. “Gjithçka që Alternativa mund të bëj si parti politike është të shfaq angazhim dhe kujdes maksimal që të kontribuoj që këto raste të zgjidhen, pastaj pjesa tjetër… ne duhet në proces bashkërisht të gjykojmë se kur është momenti i duhur”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey