Ç’mendon Talat Xhaferi për “avionët ukrainas” kundër shqiptarëve

Kryeparlamentari shqiptar i Maqedonisë, Talat Xhaferi, një ish-ushtarak i lartë në këtë vend, foli rreth vizitës së tij në Ukrainën të zhvilluar pak javë më parë.

Në “Zona Zero” në Top News, ai ndër të tjera sqaroi se pse duhej mbështetur Ukraina kur kjo e fundit, në luftën e vitit 2001 në Maqedoni, dërgoi dy avionë luftarakë në mbështetje të forcave ushtarake maqedonase në përballje me shqiptarët.

“Nuk janë popujt ata që marrin vendime, por struktura të caktuar, dhe struktura e atëhershme ka qenë nën sundimin e Moskës. Fati është i popujve, dhe vendimet e atëhershme kanë qenë të ndikuara nga Moska. Struktura e atëhershme dhe e tanishme dallon shumë”, deklaroi Xhaferi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey