Çmimet me pakicë u rritën për 4.0 % në qershor

Shpenzimet e jetës në qershor të këtij viti, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje për 2,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë u rritën për 4.0 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Shpenzimet e jetës në qershor në krahasim me majin janë më të larta për 0.5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 0.9 për qind.

Rritje e indekseve të shpenzimeve për jetë në qershor të vitit 2021, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar te pemët e freskëta dhe të ftohura për 15,7%, sheqeri, mjalti, çokollata, marmelada dhe prodhimet e ëmbëlsirave për 0,8%, vaji dhe yndyrërat, prodhimet ushqimore, të papërmendura në vend tjetër për 0,7%, peshku dhe frutat e detit për 0,6%, mishi, qumështi, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e pemëve dhe perimet për 0,3%, birra, vera për 0,2%.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey