Çmimet rriten, rroga mesatare nuk mbulon as nevojat elementare të qytetarëve

Nga fillimi I Qershorit u hoqën masat anti-krizë për kufizimin e cmimeve të produkteve bazë të ushqimit, që rezultoi me valë shtrenjtimesh. Pasi cmimet u “ngjitën në qiell”, Qeveria vendosi sërish ta kthejë kufizimin e marzhave, raporton KlanMacedonia.

Konform vendimit qeveritar, nga 15 Korriku deri në fund të Shtatorit, buka, sheqeri, vaji, mielli, makaronat, orizi, qumështi, vezët do të shiten me marzha prej 5 dhe 10%. Deri në fund të vitit, prodhuesve dhe tregtarëve u shkurtohen edhe të gjitha harxhimet plotësuese. Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pret që me këto masa cmimet të ulen për 6 deri 7 denarë.

Derisa socialdemokratët thonë se me kufizimin e marzhave, mbrojnë standardin e qytetarëve, opozita thotë se u mbush kupa. Sipas tyre, LSDM-ja dhe BDI-ja bënë që të ketë inflacion të madh, rritje të cmimeve të ushqimeve dhe të energjensave nga 30 deri në 100%.

“Vaji shtrenjtohet për 107%, 1 kg miell për 80%, një litër qumësht për 50%, sheqeri për 36%, kurse karburantet deri në 70%. Kemi rrymë më të shtrenjtë për 30% me paralajmërime për rritje të re në Korrik.Pas kësaj, dikush I beson qeverisë se inflacioni është vetëm 12%. Populli atë që vitin e kaluar e ka blerë për 500 denarë sot s`mund ta blejë për 1.000 denarë” – tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Se nga muaji në muaj rriten në mënyrë drastike harxhimet jetësore për një familje katër anëtarëshe, kurse pagat nuk e ndjekin rritjen e njëjtë, konfirmojnë edhe analizat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Shporta minimale sindikale që llogaritet nga Sindikata për Majin ka qenë 38.791 denarë, kurse nga Janari 2022 është rritur për 2.980 denarë ose 8.32%. Rritje më të mëdha të cmimeve shënohet tek ushqimet dhe pijet për 3.3% krahasuar me muajin paraprak, derisa nëse e krahasojmë me periudhën e njëtë të vitit 2021, rritja është për 17%. Llogaritë tregojnë se me pagën mesatare nuk mund të mbulohen as edhe nevojat themelore.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey