Conte merr lajmin e madh

Antonio Conte më në fund ka fituar betejen ligjore me Chelsea.

Trajneri italian, i cili tashmë udhëheq skuadrën e Inter, ka fituar një betejë ligjore me ish skuadrën e tij, Chelsea.

Conte ishte shkarkuar në formë të padrejtë, duke bërë që të hedh në gjyq skuadrën londineze.

Sot është marrë vendimi në favor të trajnerit italian, nga Andreë Glennie, përcjell lajmi.

Chelsea zëvendësonte Conten me Maurizio Sarri, dhe tashmë ata duhet t’i paguajnë trajnerit të Inter një dëmshpërblim.

Conte drejtoi ‘Blutë’ nga viti 2016 deri në vitin 2018, ku në vitin e parë fitonte Premierligën.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey