Çorba e prishur e europës plakë!

(rrëfenjë bulevardi nga kryeqyteti i europës, Bruxelles!)

Burokratët e Brukselit vazhdojnë të luajnë për dekada lojën e ndyrë të shpresës dhe zhgënjimit me Ballkanin, duke i lënë ata të presin në stacion trenin e radhës për në Bruksel, por që e huqin pa kuptim në pambarim, sa herë që bëhen gati për të hipur ata dështojnë.

‘Skifterët dhe kukumjaçkat’ e Brukselit e kanë telendisur Shqipërinë ndër vite me vajtje-ardhje duke e nanurisur me përralla të radhës për hapjen e negociatave me BE-në, ku këtë radhë në ditën e samitit të Brdos ata përgatitën për drekë çorbën e prishur me afat të skaduar për Shqipërinë dhe të ashtuquajturën ‘severna’.
Por, falë ‘nuhatjes së hollë’ të kryeministrit tonë Edvin batërdisë, i cili ia ka marrë dorën nuhatjes, pasi është stërvitur mirë me pluhurin e bardhë dhe kësisoj ka pikasur hilenë e çorbës së prishur që kishin zier kuzhinjerët e europës plakë për mysafirët e Ballkanit.

Shkurt e shqip, ata deshën t’i qirasin miqtë nga ballkani me çorbën e prishur dhe me verë franceze, për t’i dehur kandidatët nga Ballkani duke i ngjallur shpresa të kota, se këtë vjeshtë europa nuk është gati t’i hap portat por vendimi do të shtyhet për më vonë, pasi brenda saj ka kundërthënie të mëdha për zgjerimin.

Portat e mëdha të pallatit të BE-së në place Schuman për vendet e ballkanit edhe këtë herë si duket nuk do të hapen.

Shqipëria po ndëshkohet dy vjet rresht për shkak të ‘severnës’ pasi e kanë ‘mbyllur në një thes’ me ta qëllimisht për të ngelur së bashku të bllokuar në rrugën e stërgjatur të eurointegrimeve.

Kurse Bullgaria, në këtë rast ka luajtur rolin e ‘vëllait të madh’ ndaj shqiptarëve të Iliridës në vend që këtë detyrë duhesh ta kryenin partitë politike shqiptare dhe shteti shqiptar përballë ‘severnës’, e cila nuk njeh identitetin gjuhësor dhe barazinë nacionale të kombit shqiptar në Iliridë.

Sa i takon ‘severnës’ ajo nuk meriton hapjen e negociatave me BE-në, pasi nuk ka zbatuar standardet e nevojshme për hapjen e tyre, sepse ka shkelur rëndë parimet e demokracisë në ndërtimin e shtetit juridik përmes një kushtetute që nuk shpreh vullnetin politik të popullit shqiptar në Iliridë, por e ka miratuar atë përmes blerjes së votës nga partitë shqiptare të cilat u shitën për pesë pare dhe miratuan skllavërinë e re për shqiptarët.

Prandaj, përderisa e ashtuquajtura ‘severna’ do vazhdojë të udhëhiqet nga mentaliteti i supremacisë së
despotit kundrejt vasalit (në këtë rast ndaj shqiptarëve) duke u mbrojtur pas kushtetutës së njëanshme me një nen denigrues dhe racist që e kanë miratuar së bashku me partiçkat tona politike, ku gjuhën shqipe e quan gjuhë pa emër por me epitetin e turpshëm të bëshkësisë së 20%, dyert e saj në Bruksel nuk duhen hapur për aq kohë sa kokat e pushtetarëve sllavo-maqedonë si qeveria, presidenca, Akademia e Shkencave dhe klasa e tyre politike do të udhëhiqen nga shovinizmi dhe pabarazia ndaj shqiptarëve.

Për fatin tonë të keq, ‘drzhava gjymagjel severna’ që shtyp dhe denigron shqiptarët dhe identitetin tonë kombëtar vazhdon të qëndrojë dhe të marshojë shëndosh e mirë në këmbë, falë patericave të partive politike shqiptare, si ‘shfalerka’ të përdala të pushtetit duke i ndihmuar asaj në rrugëtimin e gjatë drejt Brukselit. Medai Shaholli

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey