Coutinho i fut në garë tri skuadrat e njohura angleze

“Chelsea të transferojë këtë lojtar për të zëvendësuar Hazardin”

Tri skuadra angleze interesohen për Coutinhon.

Tashmë është pothuajse e sigurt, Philippe Coutinho nuk do të qëndrojë te Bayern Munchen.

Braziliani ka pak shanse që të qëndrojë edhe te Barcelona, megjithatë nuk duhet të shqetësohet, pasi shumë oferta do të ketë në tavolinë gjatë verës.

Për 27-vjeçarin interesohen tre klube angleze, Chelsea, Manchester United dhe Leicester.

Sipas “Mundo Deportivo”, klubet në fjalë tashmë kanë kontaktuar agjentin e Coutinhos dhe do të bëhet një “luftë” gjatë verës për t’i siguruar shërbimet e ish-mesfushorit të Liverpoolit.

Coutinho çuditërisht, edhe pse po shkëlqente te Liverpooli, nuk bindi te Barcelona, duke u huazuar te Bayerni me të drejtë blerje për 120 milionë euro, por klubi gjerman s’do të aktivizojë klauzolën.

loading...
loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey