Coutinho në Liverpool? Ky është lajmi i fundit

Coutinho nuk e mohon rikthimin të Liverpooli.

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho ka treguar se sa falënderues është për ish klubin, Liverpool dhe nuk ka mohuar se mund të rikthehet në të ardhmen.

Braziliani edicionin e kaluar shkëlqeu me Bayern Munichun duke fituar tripletën, ndërsa këtë sezon shihet si pjesë tejet e rëndësishme e projektit të Ronald Koemanit.

Sidoqoftë, ai nuk ka mohuar rikthimin e mundshëm të Liverpooli, por ka bërë të ditur se tani synon vetëm suksese me Barcelonën.

“Premierliga është një ndër liga më emocionuese në botë. Mundësia që kam luajtur për një klub si Liveropoli do jetë gjithmonë diçka që do jem falënderues”.

“Është e pamundur të thuhet se çfarë do ndodh në të ardhmen. Tani qëllimi im i vetëm është suksesi me Barcelonën”, deklaroi ai.

Coutinho ka impresionuar duke qenë titullar në çdo ndeshje, derisa mungojë në katër përballje shkaku i lëndimit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey