COVID-19 në Maqedoni/12 humbje jete, më i riu 38 vjeçari nga Tetova

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 525 infektime të reja me COVID-19 nga 3858 teste të kryera.

Kjo u bë e ditur nga raporti i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa kanë ndërruar jetë 12 pacientë, mes tyre një pacient i moshës 38 vjeçare nga Tetova.

Ndërkohë, Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 449 pacientë të shëruar. Deri tani raste aktive të infektimeve janë 12.207. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey