COVID-19 në Maqedoni, 13 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Janë regjistruar 13 raste të reja me Kovid-19 në vend nga gjithsej 3.404 testime në 24 orët e fundit. Shtatë nga rastet e reja janë nga Tetova, ndërsa gjashtë në Shkup.

Ministria e Shëndetësisë pasditen e sotme ka informuar se nuk ka pacientë të vdekur, ndërsa është shëruar një pacient nga Prilepi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë arrin 155.783. Numri i pacientëve të shëruar është 150.124, i viktimave 5.487, ndërsa i rasteve aktive 172. Deri tani janë bërë gjithsej 906.529 testime.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey