COVID-19 në Maqedoni/195 të infektuar, 3 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë kryer 2.249 teste, dhe janë regjistruar 195 raste të reja me COVID-19: Shkup 107, Manastir 16, Ohër 11, Prilepi dhe Kavadari nga 9, Velesi, Strumica dhe Dellçeva nga 4, Gostivari, Kërçova, Koçani dhe Krusheva nga 3, Kumanova, Shtipi, Sveti Nikolla, Kriva Pallanka, Dibra, Vallandova dhe Demir Kapija nga 2, Tetova, Struga, Radovishi, Berova dhe Probishtipi nga 1 person.

Nga numri total i personave pozitivë (195), janë regjistruar 29 riinfeksione. Sipas ISHP, gjatë 24 orëve 207 të shëruar, edhe ate shumica nga Shkupi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi (71 dhe 85 vjeç), të cilët kanë ndërruar jetë në spital.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey