Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 999 raste të reja me COVID-19 nga 3.566 teste të kryera, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave 21 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se janë shëruar 711 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 117.437 raste, prej të cilëve 99.837 janë shëruar, kurse 3.424 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 14.176.(INA)