COVID-19 në Maqedoni/30 të vdekur dhe 577 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 577 raste të reja nga 5362 teste të kryera.

Thuajse gjysma e rasteve apo 265 janë regjistruar në Shkup, 54 në Kumanovë, 26 në Tetovë, 21 në Prilep, 20 në Strumicë, 17 në Kërçovë, 16 në Gostivar dhe 16 në Veles, si dhe raste të tjera në komunat e tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1010 të shëruar, afër gjysma prej tyre në Shkup.

Por, bilanci i të vdekur edhe sot ka qenë shumë i lartë, pasi që janë regjistruar 30 viktima: 7 në Shkup, nga 5 në Gostivar dhe Strumicë, nga 3 pacientë në Tetovë, Kumanovë si dhe nga një pacient në Manastir, Radovish, Veles, Ohër, Strugë, Kriva Palankë dhe Berovë. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey