COVID-19 në Maqedoni, 31 viktima dhe 908 raste të reja

Në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 908 raste të reja me COVID-19, nga 3616 teste. Numri më i madh i infektimeve është regjistruar në Shkup me 367 raste, më pas Manastiri me 71, Kumanova 64, Prilepi 49, Shtipi 40, Velesi dhe Ohri 39, Tetova 38, Strumica 24, Gostivari 21, Kërçovë 19 si dhe në komuna tjera.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë raportuar 33 pacientë që kanë ndërruar jetë, ndërsa janë shëruar 732 pacientë: Shkup 339, Kumanova dhe Prilepi me nga 56, Manastiri 43, Velesi 37, Tetova 35, Gostivari 29, etj. Deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 684.888 teste të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar që nga fillimi i epidemisë është 145.909, numri i pacientëve të shëruar është 121.439, numëri i vdekjeve është 4.388, kurse numri i rasteve aktive është në 20.082.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey