COVID-19 në Maqedoni/ 37 të vdekur dhe 86 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 808 testime për coronavirus, ndërsa 86 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-58, Kumanovë-6, Prilep-5, Tetovë-3, Shtip-3, Gostivar-2, Kërçovë-2, Gjevgjeli-2, Strumicë-1, Negotinë-1, Shën Nikollë-1 dhe Krushevë-1.

Ministria e Shëndetësisë informoi se kanë ndërruar jetë edhe 37 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për Covdi-19. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 856 pacientë të shëruar.Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 150.627, prej të cilëve 129.909 janë shëruar, ndërsa 4.714 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (26 prill) është 16.049.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey