COVID-19 në Maqedoni/ 957 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.100 testime për Kovid 19 nga ku janë diagnostifikuar 957 raste të reja prej të cilëve 210 janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 616 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur dy pacientë në kushte spitalore.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.110.711 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në vend shënon 324.382, numri i pacientëve të shëruar është 310.377, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 është 9.361,, numri i rasteve aktive në vend shënon 4.644.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey