COVID-19 në Maqedoni, një viktimë dhe 21 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4 370 teste të kryera janë regjistruar 21 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 6 vetëm në Kërçovë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 7 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 1 pacient. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.528 raste, prej të cilëve 149.619 janë shëruar, kurse 5.471 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 438 raste aktive me virusin korona.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey