COVID-19 në Maqedoni, shifra rekorde në 24 orët e fundit

Ministria e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar raportin me rastet e reja të infektimeve gjatë 24 orëve të fundit. Kështu, në 24 orët e fundit janë bërë 5 057 testime për COVID-19 dhe prej tyre 1 299 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 24 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3 448. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 413 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 587.546 testimeve, pozitive kanë rezultuar 118.736. Prej tyre, 100.250 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 3.448. Numri i rasteve aktive është 14.176. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey