COVID-QENDRAT: MJEKOHEN 391 PACIENTË, RRETH 450 SHTRETËR TË LIRË

MSH-ja ka njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është 391, kurse ka rreth 450 shtretër të lirë.

Për shkak të numrit të zvogëluar të hospitalizimeve, spitalet kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve që ishtn destinuar për covid-pacientët.

Gjatë 24 orëve të fundit, sic transmeton KlanM, në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 6 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Janë gjithsejt 151 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, një numër I madh I tyre janë me oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në covid-qendrat e Spitaleve tjera të vendit mjekohen 240 pacientë. Në Manastir – 26, Shtip – 28, Tetovë – 5, Veles – 29, Kumanovë – 43, Ohër – 29, Prilep – 15, Gostivar – 7, Strugë – 19, Strumicë – 14, Koçanë – 7, Kërçovë – 7, Kavadar – 7, Gjevgjeli – 4 pacientë. /KlanMacedonia

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey