Çulev njofton se është larguar nga MPB-ja

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev ka bërë të ditur se pas më shumë se 20 vitesh nuk është më pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell TV21. Ai në rrjetet sociale kritikoi se qeveria e LSDM-së po godet profesionistët dhe po shkatërron vendin.

“Ajo që për të gjithë ne është patriotizëm për këtë qeveri tradhtare është ekstremizëm dhe radikalizëm. Regjimi hibrid i udhëhequr nga LSDM po e shkatërron shtetin me të gjitha forcat, po godet profesionistët, po përpiqet të demotivojë patriotët dhe të partizojë institucionet. Pas më shumë se 25 viteve të kaluara në shërbim të atdheut dhe qytetarëve të Maqedonisë, pa fajin tim, me keqardhjen time, nuk jam më pjesë e sistemit të sigurisë”, ka shkruar mes tjerash Çulev.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey