Çun Lajçi me vargje rrëqethëse për Marigonën: Dhashë shpirt para nji burri gjysëm burri

Aktori Çun Lajçi ka shkruar një poezi për Mariona Osmanin e cila u vra ditë më parë nga bashkëjetuesi i saj Dardan krivaqa.

Në këtë poezi aktori ka shprehur dhimbjen për vrasjen e Marigonës.

Poezia është si më poshtë:

Nanë, a duhet heshtë

(Marigonë O)

M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët

m’treguet për jetën diçka edhe për turpin

m’dhatë kamë por jo dorën kur u rrëzova

s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë

Je femën thashë nuse e re duro

fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër

Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi

por s’treguen ç’asht dashnia

dhash shpirt para nji burri gjysëm burri

që s’diti ç’asht grueja

Nanë

Gjithçka më mësove

por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr

kurrë s’më kallxove

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey