Dagzi nën ‘përcjellen’ e Einxhelit, “GPS-ët” i prishin surprizën

Einxhel mban Dagzin nën “përcjellje”, “GPS-ët” i prishin surprizën.

Lidhja e Dagz dhe Einxhel po vazhdon për mrekulli jashtë shtëpisë së “Big Brother”.

Në të shumtën e kohës, çifti janë bashkë por edhe kur nuk janë fizikisht, ata shfaqen të pandarë nga njëri-tjetri.

E deshi apo nuk deshi, Einxhel ka edhe “GPS-ët” e saj të cilët përcjellin çdo lëvizje të Dagzit.

Prezantuesja ka ndarë një pjesë nga bisedat në grupin e saj të vajzave të cilat i ‘raportojnë’ për lëvizjet.

Në bisedë, shihet se Dagzi është pikasur duke shkuar në një agjension turistik.

Kjo i ka ‘prishur’ surprizën e rezervimit të pushimeve të përbashkëta verore.

Me doza humori, Einxhel është shprehur në postimin e ndarë me ndjekësit:

“Dagz, jo po bëj surpriza po deshe. S’të lënë GPS”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey