Daily Mail: Nëse largohet, Lewandowski dëshiron transferimi te Barça

Daily Mail ka raportuar se Robert Lewandowski do të preferonte një transferim te Barcelona në qoftë se largohet në afatin kalimtar të verës.

Spekulimet për një largim të mundshëm të Lewandowskit nga skuadra e Bayern Munich vetëm sa po shkojnë duke u rritur.

Ky i fundit, edhe pse është njëri nga golashënuesit më të mirë në histori të klubit, thuhet se po kërkon largimin nga ‘Bavarezët’.

Daily Mail ka raportuar se polaku do të dëshironte transferimin në Barcelonë nëse largohet verës. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023, kështu që Bayerni do mund të fitonte para të majme nga shitja e tij, transmeton lajmi.

Megjithatë, Barcelona veçse është lidhur me transferimin e dy sulmuesve, Memphis Depay dhe Sergio Aguero, prandaj një transferim i Lewandowskit në klubin katalunas është larg realitetit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey