Dalin detaje nga vdekja e turistëve rusë në Kavajë

Katër turistë janë gjetur të vdekur në Qerret të Kavajës.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kalaur në Qerret të Kavajës, ku 4 turistë rusë janë gjetur të vdekur.

Detajet e para tregojnë se 4 shtetasit e huaj të gjithë në lidhje familjare mes tyre, kanë gjetur vdekjen nga asfiksia.

Katër turistë rusë janë gjetur pa jetë pak para mesnatës së të shtunës në një hotel në Kavajë.

Në një njoftim paraprak për media, policia ka deklaruar se dyshohet qe vdekja e rusëve ka ardhur për shkak të asfiksisë, ndërsa mbeten mister të tjera detaje na kjo ngjarje e rëndë.

Ka qenë recepsionisti i hotelit i cili ka konstatuar i pari trupat e pajetë mbrenda saunës, dhe menjëherë janë lajmëruar autoritetet.

Nga burimet jo zyrtare thuhet se të 4 personat mund të kenë qëndruar në Sauna më shume se sa lejohet, ndërsa ekspertiza mjeko ligjore do të tregojë nëse ata kishin konsumaur alkool ose lëndë narkotike te cilat mund të kenë ndikuar në asfiksinë.

Shtetasuit e huaj kishin ardhur në vendin tonë për të kaluar pushimet rreth një javë më parë, ndërsa ishin vendosur në një hotel në vijën bregdetare.

Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçare të gjithë në lidhje familjare mes njëri tjetrit mësohet se kanë hyrë në saunë duke dalë të pajetë nga aty.

Grupi hetimor ka marrë informacion nga turistët rusë qe ishin në grupin e viktimave për të bërë të mundur saktësimin e orës që 4 familjaret mund të jenë futur në saunë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey