Dalin fotot/ Franca hap shkollat, fëmijët të pakënaqur me mënyrën e re

Franca hapi dyert për shkollat fillore. Por ajo që bie në sy është mënyra e distancimit fizik, por edhe social mes fëmijëve.

Sipas mediave franceze, fëmijëve në Francë u është kërkuar të mbahet distanca mes shokëve në mënyrë që të mbrohen nga coronavirusi.

Në një fotografi, nxënësit qëndrojnë në sheshin e lojërave, ndërsa gazetarja që i ndau këto pamje tha se fëmijët nuk dukeshin të kënaqur për mënyrat e tyre të reja të të mësuarit.

Ndërkaq ndryshe nga Franca shkollat në Danimarkë që u rihapën një muaj më parë, kanë përgjysmuar numrin e nxënësve të klasa. Fëmijët tani luajnë në grupe prej pesë vetash, dhe duhet t’i pastrojnë duart çdo orë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey