Dalin FOTOT/ Si reagoi Trump gjatë kohës që Irani sulmoi me raketa bazat e SHBA në Irak

Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa foto nga takimi i Presidentit Trump me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare, pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për sulmin e SHBA-së kundër gjeneralit Qassem Soleimani.

I gjithë ekipi qëndron serioz, ndërsa presidenti amerikan mban duart e kryeqëzuara. Mediat iraniane raportuan për viktima, por Trump tha se nuk është lënduar asnjë amerikan apo irakian, gjatë sulmit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey