Dalin në foto të qeshur, por mes tyre fshihen intrigat dhe inatet personale

Sharing is caring!

Partia Socialiste po përgatitet për organizimin e zgjedhjeve të brendshme. Dhe nëse shohim këtë foto të publikuar nga deputeti më i ri i kësaj forcë, Eljo Hysko duket se çdo gjë shkon shumë mirë në forcën më të madhe politike në Shqipëri. Në pamje të parë, të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me kolegë të qeshur, bashkëpunues, ndërsa shfaqen në foto krah njëri-tjetrit, disi të shkujdesur dhe pa petkun e zyrtarit.

Por në fakt është e gjitha një fasadë. Një skenografi e sforcuar dhe e ndërtuar keq. Nëse hyjmë më thellë këtij kompozimi të detyruar nga rrethanat, aty gjen intriga, smirë, inate përsonale, luftë për pushtet, mosbesim dhe frikë.

Pavarësisht buzëqeshjes së sforcuar, në jetën e përditshme, shumica e personazheve as nuk i flasin njëri-tjetrit.

Ulsi Manja dhe Vasilika Hysin pothuajse i kanë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me ish-ministrin Fatmir Xhafaj. Nga ana tjetër, edhe Elona Gjebrea, zv.ministre e brendshme në kohën e Saimir Tahirit, është një nga kundërshtaret më të forta të Fatmir Xhafajt.

Përplasjet brenda këtij grupi të qeshur nuk mbarojnë këtu. Ka edhe një “klan” tjetër, ku djali i Servet Pëllumbit është në një grup e ministren Ogerta Manastirliu dhe deputetin Sadi Vorpsi dhe janë të gjithë kundër Ulsi Manjës. Rivalitet të fortë ka edhe mes ministres Elisa Spiropali dhe ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj.

Pra, përtej buzëqeshjes para kameras dhe tentativës për t’i paraqitur publikut harmoninë që ekziston brenda PS, aty më së shumti ka intriga, thika pas shpine dhe luftë për pushtet.

Sa shumë skenografi në një foto!

Sharing is caring!

Loading...
shares